Një veturë e llojit Golf ka përplasur sot pasdite dy vajza në fshatin Saraj.
Dëshmitarët okularë thonë se aksidenti ka ndodhur para orës 16.
Vajzat e aksidentuara kanë qenë të moshës afër 17 vjeçare dhe fatmirësisht kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Ato janë dërguar në spitalin “8 Shtatori”. /Gurra.mk/