E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Aksidenti në Llaskarcë, padi penale për një 31-vjeçar nga Kumanova që ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes

- Advertisement -spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale për gjuhë të urrejtjes kundër 31-vjeçarit nga Kumanova, pasi që i njëjti nëpër rrjete sociale ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobe në lidhje me aksidentin tragjik të autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën 15 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk.

“Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar padi penale kundër një personit V.S. (31) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik” në lidhje me aksidentin e autobusit në fshatin Llaskarcë”, thonë nga MPB për Portalb.mk.

Në lidhje me gjuhën e urrejtjes për rastin në fjalë, Policia gjithashtu ka dorëzuar raportim deri te Prokuroria edhe për 6 persona të tjerë. Sipas procedurës, Prokuroria tani duhet që të japë mendim, gjegjësisht të konstatojë nëse ka elemente për përgjegjësi penale. Nëse Prokuroria konstaton, atëherë Policia dorëzon dhe zyrtarisht padi penale për gjuhë të urrejtjes.

“Deri në Prokurori janë dorëzuar edhe gjashtë raportime në lidhje me të njëjtën vepër penale për gjashtë persona të njohur në opinion dhe pritet për veprim të mëtutjeshëm. Sektori për Krim Kompjuterik ka përgatitur edhe raportim deri te Prokuroria Themelore Publike të tre profile të rrejshme në rrjetet sociale”, thonë nga MPB.

Portalb.mk mëson se njëri nga këto persona, për të cilët Policia ka dorëzuar raportim deri në Prokurori është edhe profesoresha universitare, Biljana Vankovska, e cila në ditën e aksidentit nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk shpërndau gjuhë të urrejtjes duke e lidhur aksidentin tragjik me ndodhinë e konfliktit të vitit 2001 në Karpallëk në të cilën u vranë 10 ushtarë të Armatës së Maqedonisë nga formacionet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Për Portalb.mk, e konfirmuan padinë ndaj një personit, por edhe raportimet e Policisë dhe thanë se për të njëjtët është duke u vepruar.

Sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, personi që “shpërndan materiale raciste dhe ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik”, dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Neni 394, paragrafi 1: Ai që nëpërmjet sistemit kompjuterik në opinion shpërndan material të shkruar racist dhe ksenofob, fotografi ose ide tjetër reprezentative ose teori e cila ndihmon, promovon dhe nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo person ose grup, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, nacionalitetit ose përkatësisë etnike, por edhe besimit fetar, do të ndëshkohet me burg prej 1 deri në 5 vjet”.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes apo nxitja e gjuhës së urrejtjes, edhe pse është vepër penale në Maqedoni, ndër vite nuk është dënuar. Prej kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal për gjuhën e urrejtjes, gjegjësisht prej shkurtit të vitit 2014-të, Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar vetëm dy persona me të holla për gjuhë të urrejtjes.  Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por, pas ndërrimit të pushtetit, autoritetet kanë filluar që të merren më seriozisht me këtë çështje.  Për rast të ngjashëm sikur të Vankovskës, Prokuroria më 19 tetor të vitit 2018-të dorëzoi padi penale kundër gazetarit Milenko Nedellkovski, për vepër penale përhapje të informacioneve raciste dhe ksenofobisë në internet.  Nedellkovski, në profilin e tij publik në një rrjet social botoi një koment me rastin e  rastin e zjarrit në gadishullin grek Attica, ku kishte edhe viktima njerëzore. Në të njëjtën kohë, komenti nxiti urrejtjen për një grup të caktuar etnik – grekë, të cilët u prekën nga zjarri shkatërrues.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img