E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizon përdorimin e chloroquine dhe hydroxychloroquine për të trajtuar coronavirusin.

- Advertisement -spot_img

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar përdorimin e dy ilaçeve kundër malaries për të trajtuar pacientët e infektuar nga coronavirusi.

Të dielën, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) tha në një deklaratë se chloroquine dhe hydroxychloroquine mund të përshkruhet tek adoleshentët dhe të rriturit me COVID-19, shkruajnë mediat si Washington Post dhe Newsweek.

Aktualisht, nuk ka asnjë ilaç specifik për COVID-19 i cili, ka sëmurë mbi gjysmë milioni njerëz.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, janë konfirmuar mbi 720,000 raste, më shumë se 34,000 njerëz kanë vdekur, dhe mbi 152,000 janë shëruar që nga fillimi i pandemisë në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Ndryshe, të dy chloroquine dhe hydroxychloroquine janë përdorur për të trajtuar sëmundje, përfshirë malarien, dhe kanë “treguar aktivitet në studimet laboratorike kundër coronavirusëve, përfshirë SARS-CoV-2 (virusi që shkakton COVID-19)”, deklaroi HHS.

“Raportet sugjerojnë që këto ilaçe mund të ofrojnë ndonjë përfitim në trajtimin e pacientëve të shtruar në COVID-19. Testimet klinike janë të nevojshme për të siguruar prova shkencore që këto trajtime janë efektive”.

Sipas EUA, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve duhet t’u jepen fletë faktesh që përshkruajnë rreziqet dhe ndërveprimet e njohura të ilaçeve.

Ndryshe, megjithë mungesën e provave, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht besimin e tij se ilaçet do të funksionojnë për të trajtuar coronavirusin.

Një nga këshilltarët e tij më të mirë për këtë çështje, Anthony S. Fauci, shefi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka deklaruar vazhdimisht se publiku duhet t’i shikojë ilaçet me kujdes për shkak të “provave të pakta”.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img