E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
spot_img

Abazoviq: Mali i Zi nuk do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur nën mandatin e tij dhe se BE-ja duhet të jetë më konkrete në dialogun Kosovë-Serbi.

Abazoviq, në një deklaratë për portalin Euractiv të Brukselit, tha se “megjithëse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga bashkimi me Serbinë në vitin 2006, ai mban lidhje të forta me Beogradin.

“Nga ana tjetër, në Mal të Zi jetojnë më shumë se 30 mijë shqiptarë që mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe refuzojnë qëndrimin e Beogradit dhe aleatëve të tij”, tha ish kryeministri i Malit të Zi, transmeton Telegrafi.

I pyetur për veprimet e qeverisë së re, Abazoviq tha se e ka mbështetur plotësisht Kosovën gjatë mandatit të tij, por se tani ka një “realitet të ri”.

Kryeministri i ri, Milojko Spajiq, kishte më parë nënshtetësi serbe dhe dëshiron marrëdhënie më të ngushta midis dy vendeve – një çështje e ndjeshme që e ndan Malin e Zi në mes, midis “të pavarur” dhe atyre që e shohin veten si serbë.

Mirëpo, Abazoviq deklaroi se Mali i Zi nuk planifikon të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte i pamundur në mandatin tim, ne ishim shumë të qartë në politikën tonë të jashtme. Politika jonë e jashtme ishte 100 për qind në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Sa i përket qasjes së BE-së ndaj dialogut të ngecur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Abazoviq tha se Brukseli duhet të forcojë ‘lojën’ e tij.

“BE-ja duhet të jetë më konkrete. Nëse do ta kemi gjithmonë këtë politikë shumë të butë, do të flasim për të njëjtën gjë edhe pas 10 apo 20 vitesh. Kjo është një fatkeqësi sepse ne kemi humbur tashmë 20 vjet”, tha ai.

Ai shton se është e qartë se të dyja palët duan marrëveshje, por e kanë të vështirë të arrijnë marrëveshje.

“Kosova dhe Serbia duan të shohin një marrëveshje përfundimtare dhe të tregojnë se ne nuk jemi më rajon konflikti, por rajon mirëkuptimi, por nuk do të jetë e lehtë”, theksoi ish-kryeministri i Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img