Pashkët Katolike dhe ato Ortodokse, pak ditë më parë, u festuan në një mënyrë të pazakontë, me kishat thuajse bosh. Covid-19, ka ndikuar po aq fenë islame. Pelegrinazhi në Mekë nuk lejohet, e xhamitë, përfshi ato në Shqipëri, prej më shumë se një muaji kanë mbyllur dyert…
Besimtarët myslimanë, anë e mbanë botës, do të fillojnë të premten e 24 prillit agjërimin, por si do të jetë muaji i Ramazanit në kushtet e pandemisë, a vlen agjërimi, kush mund të agjërojë dhe kush jo?
Këtyre e të tjera pyetjeve Imami Elvis Naçi u përgjigjet në këtë episod.