Si sot, 26 vite më parë ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov. Që atëherë e deri më sot, ka patur premtime se do të gjenden dhe do të dënohen kryerësit dhe porositësit, por rezultatet deri më sot janë zero.
Në histori do të shkruhet se më 3 tetor 1995 mbi presidentin Kiro Gligorov ishte kryer atentat për vrasje. Gligorov mbijetoi në atentat me lëndime të rënda në kokë.Në vendngjarje pati ndëruar jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar gjithashtu një tjetër sigurim, Ilço Teovski. Disa ditë më vonë, pati ndëruar jetë edhe një kalimtar rasti, pensionist.Ngjarja ka ndodhur me një bombë veture më 3 tetor në ora 09:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” kur Gligorov ka lëvizur nga rezidenca e tij deri në vendin e punës në Kuvend.Ndryshe Gligorov ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare më 1 janar të vitit 2012.