Flakadani i lirisë ndizet edhe sivjet në Gostivar në nderim të martirëve Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Nën moton 3 ranë e me mijëra u ngritën filloi manifestimi më 15 janar duke nderuar shum martir e të rënë për liri, për të vazhduar më 16 janar me program kulturoro-artistik kushtuar heronjëve dhe dëshmorëve tanë ku performuan ansamblet SHKA “Jahi Hasani”, SHKA “Duflla” – Raçe, SH.K.A “Jeta e Re” Sllupçan, A.K.V ”Kemajl Azizi”-Viti, Ansambli Shote Galica Drenas, Shqipet e Drenicës, Shqipet E Vogla dhe për ta përmbyllur me akademinë solemne më 17 janar në qendrën për kulturë në Gostivar me mysafirët: Gjeneral Kudusi Lame, Saime Isufi, Ali Ahmeti, Prof.dr. Jusuf Zejneli, Fitore Malaj, Xhevat Bislimi, Xhavit Jashari, Naim Sadiku të gjithë bashkëveprimtar, familjar dhe bashkëluftëtar të Dëshmorëve që ne përkujtojmë!
Këshilli Organizativ:
Luan Veliu
Arsim Disha
Vjollca Baftiu Zylbeari
Bekim Adili
Ylber Idrizi