Ballina Lajme Maqedoni 19 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, 126 të shëruar.

19 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, 126 të shëruar.

Në Maqedoninë e Veriut sot ka rënie të rasteve me koronavirus, ndërsa shpresëdhënës është numri i të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot janë 126 pacientë të shëruar, prej të cilëve në Shkup – 22, Shtip – 1, Strugë – 19, Ohër – 1, Veles – 6, Gjevgjeli – 3, Kavadar – 1, Kriva Palanka -1 dhe Kumanovo – 72.

Dy persona ndërruan jetë në Spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanova), që u pranua më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe menjëherë u vendos në një respirator si dhe një pacient 73 vjeçar nga Shkupi, i pranuar më 19 prill në një gjendje shumë të rëndë të përgjithshme.

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 335 teste, dhe 19 raste të reja të covid-19 janë konfirmuar në: Shkup-3, Kumanovo-8, Prilep-2, Struga-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinica-1 .

Exit mobile version